PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune - Përgjegjës Turni



ep & partners consultancy sh.p.k
18.07.2012, 21:23
Përgjegjës Turni - Durrës

Pozicioni i Përgjegjësit të Turnit ka si detyra kryesore mbikëqyrjen dhe kur nevojitet ndërhyrjen mbi makineritë e linjës si dhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e stafit që punon direkt me linjen e prodhimit. Kompania është ndërkombëtare dhe mjaft e njohur duke garantuar stabilitet në punë dhe kushte të mira.

Kërkesat:

· Arsimi i mesëm ose i lartë me formim inxhinieri mekanike ose elektronikë;
· Eksperiencë pune në mekanike ose elektronikë;
· Eksperienca me linja të ndryshme prodhimi/montimi, etj, përbën avantazh;
· Aftësi në menaxhim stafi dhe komunikim me kolegët dhe vartësit;
· Njohje e mirë e gjuhës Italiane në të folur;
· Me banim në qytetin e Durrësit ose zonat përreth;
· Mosha 25 deri 35 vjeç.

Të dhënat:

Pozicioni: Përgjegjës Turni - Teknik.
Vendndodhja: Durrës.
Orari: 48 orë punë në javë, e Diela pushim.
Raporton tek: Drejtori.
Udhëtime pune: Nuk ka.
Pagesa: 30,000 deri në 40,000 lekë / muaj në varësi të eksperiencës.
Kontrata: Afatgjatë.
Aplikimet mbyllen: 30.07.2012.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni tek: recruitments@eppc.al (recruitments@eppc.al)

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.