PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune AGJENT SHITJE PER EKSPORT



KAPPAOIL
07.07.2012, 14:05
Kompania KAPPAOIL sh.a. është themeluar në vitin 1992 si kompania e parë vendase që operon në fushën e vajrave lubrifikantë, filtrave, graso, bateri, tapetë automjetesh dhe aksesorëve të ndryshëm.
Portofoli i produkteve përmban markat e saj të regjistruara siç janë: KAPPAOIL, REXOIL, EUROIL, CHAMPION, KEDOIL, MITTOIL, FREEWING, MOTEX dhe perfaqesi të produkteve nderkombëtare të mirënjohura si: CASTROL, BP, ARAL, Filtra FILTRON etj.
Kompania operon prej 20 vitesh ne tregun vendas e ate nderkombetar duke patur ambicie inovative per performance te larte ne imazhin e saj dhe te produkteve qe tregton.
Për realizimin e objektivave të saj kryesor, shoqeria Kappa Oil kërkon të punësojë një person në pozicionin:



AGJENT SHITJESH PER EKSPORTIN
Roli dhe përgjegjësitë:
Pergjegjes per te gjeneruar aktivitete shitese duke punuar me nje ekip operativ qe jane te gatshem per t’ju ndihmuar ne ekzekutimin e shitjeve te huaja, duke perfishire konfirmimin e porosive, informacion mbi cmimet dhe produktin deri ne dergimin e mallit. Mundesia per te udhetuar ne tregje dhe panaire nderkombetare me objektiv promovimin e produkteve, kontakte te reja, njohjen e atributeve te produkteve ne shitje.
· Drejton & negocion shitjet dhe kontratat me klientet e huaj.
· Ruajtja dhe zhvillimi i klienteve ekzistues si dhe ato te rinj, gjithashtu te identifikoje mundesi te reja biznesi.
· Të bashkëpunojë dhe shkëmbejë informacione të vazhdueshme me eprorët
Kriteret e pozicionit të punës:
· Të kenë mbaruar arsimin e lartë( preferohet menaxhim, marketing)
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
· Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh
· Të zoteroje gjuhen angleze dhe italiane (gjuhe te tjera përbëjne avantazh)
· I disponueshem per orare te zgjatura dhe per te udhetuar jashte vendit
Ne ofrojmë:
· Pagë motivuese
· Shpërblime mbi bazën e performancës në punë
· Mundësi trajnimi dhe zhvillimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre me foto në adresën e-mail: info@kappaoil.com.al brënda datës 31 Korrik 2012. Çdo aplikant duhet të specifikojë pozicionin për të cilin aplikon.
* Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Tel. : 0035552264403