PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Analist Biznesi



I Gjashta
22.10.2007, 11:06
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:



ANALIST BIZNESI

i cili do të raportojë tek Drejtori i Departamentit Planifikimit dhe Kontrollit të Biznesit.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:


Të ndihmojë në përgatitjen e raportimit financiar për Këshillin Administrativ, aksionerët, organet shtetërore etj në formatin dhe frekuencën e kërkuar
Të përgatitë draftin e vlerësimit të performancës financiare të TIA-s, analizën e fluctuations kundrejt buxhetit faktik dhe analiza të tjera të nevojshme
Të pergatisë draftin e buxhetit dhe të japë mbështetje dhe ekspertizë gjatë këti proçesi
Të ndihmojë në azhornimin e raporteve periodike të riskut si dhe njoftimeve të vazhdueshme të riskut
Të mbështesë në mënyre aktive përgatitjen e Pasqyrave Financiare
Të ndihmojë në përgatitjen e draftit të proçedurave të biznesit, financës dhe kontabilitetit

Kërkesat e pozicionit:


Diplomë Universitare në Ekonomi në profilet Kontabilitet/Financë/Administrim Biznesi
Të paktën tre vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme
Përvojë në Sistemin e Manaxhimit të Informacionit (MIS), përvojë pune në Modelim Financiar
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Access)
Njohuri të programeve financiare, të kontabilitetit ose ERP
Aftësi numerike dhe analitike
Aftësi për të prodhuar raporte të cilësisë së lartë dhe prezantime efektive për stafin manaxhues të kompanisë
Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, ambicie për të arritur objektivat dhe dëshirë për të punuar në grup
Aftesi të shkëlqyera komunikuese, verbale dhe ne shkrim

Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com (http://www.tirana-airport.com/) dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike human-resources@tirana-airport.com (human-resources@tirana-airport.com) ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).




Afati i fundit i aplikimit është data 31 tetor 2007.



Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i dorëzuar


Tel. : 04381600