PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi



DIAGONAL
03.07.2012, 15:13
Nje Kompani Ndertimi ne themelim, kerkon te punesoje me kohe te plote nje inxhinier ndertimi me pervoje pune ne zbatim.

Profili i Punes:
Udheheqja dhe ndjekja e plote e punimeve te zbatimit ne nje ose me shume kantiere paralelisht.

Kerkesat qe duhet te plotesoje aplikuesi jane:
Edukimi: te jete diplomuar nga FIN, Dega Inxhinieri Ndertimi, ose ekuivalentet e tij.
Pervoja: Eshte e vlefshme ajo ne zbatimin e objekteve publike ose private; minimumi 4 vjet pas marrjes se diplomes.

Kushtet e Punes:
Paga: Aplikuesi duhet te propozoje pagesen mujore te pritshme per profilin e punes. Kete duhet ta evidentoje edhe ne CV-ne e aplikimit.

Aplikimi:
Te interesuarit jane te lutur te dergojne CV-te e tyre ne adresen elektronike shenuar me poshte.
Data e fundit e pranimit te aplikimeve eshte 4 Gusht, 2012, ora 14:00.

Vetem ata qe plotesojne kushtet e mesiperme do te njoftohen nepermjet telefonit, apo postes elektronike per interviste.