PDA

View Full Version : Mirë me qenë Shqiptar?!



Elton ILIRJANI
20.06.2012, 15:35
Është folur gjatë për Romët në Shqipëri por asnjëherë nuk ka pasur konkretisht një zgjidhje për këtë komunitet në skamje të tmerrshme…Është e tmerrshme të shikosh situatën në të cilën ky komunitet ndodhet, përvëç skamjes dhe mjerimit është edhe diskriminimi që ne “të bardhët” ju bëjmë me vetëdije apo pa-vetëdije…Diskriminimi ynë është i pakuptimtë pasi ne kemi jetuar me këtë komunitet vite me rradhë dhe këtu unë dyshoj për mikëpritjen tonë të shtirur…Jemi një popull i çuditshëm në të gjithë kuptimin e kësaj fjale…flasim për mirësi dhe bashkëjetesë fetare apo ndëretnike, flasim pa fund…por do ju mjaftojë vetëm një vizitë e shpejtë në vendbanimet Rome në Tiranë për të kuptuar që ne nuk jemi ata që themi dhe aq më tepër që mendojmë…Ne jemi një popull diskriminues, paragjykues, tallës dhe aq më tepër mundësi-mos-dhënës…

Komuniteti Rom në Shqipëri është lënë të mbijetojë mes skamjes dhe pa-mundësisë për të punuar, është harruar dhe më shumë se kaq paragjykohet si një “specie” që nuk mund të punojë në asnjë vend tjetër veç riciklimit të plehrave në Sharrë apo kudo ku ka të tilla…

Realiteti është ndryshe…këta njerëz janë si ne dhe kanë talent edhe për punë të tjera, për punë më dinjitoze, për mundësi që nuk ju janë dhënë asnjëherë…madje ndonjëherë edhe më të talentuar se ne…

Përse i trajtojmë Romët në këtë mënyrë?! Përse mendojmë që jemi më superiorë?! Përse nuk mundemi të trajtojmë në këtë mënyrë pakicat e tjera?! Apo jemi edhe popull frikacak… Përse nuk trajtojmë në këtë mënyrë pakica të popujve të tjerë që na trajtojnë në vendet e tyre si i trajtojmë ne Romët në Shqipëri?!

Isha pranë komunitetit Rom në Selitë dhe gjendja vërtet është e mjerueshme…ata janë në gjendje të punojnë punë nga më të ndryshmet dhe ne duhet tu japim atyre mundësinë të punojnë…

Ju bëj thirrje gjithë biznesmenëve Shqiptarë, firmave të huaja apo çdo institucioni që të punësojnë nga një person të komunitetit Rom. Ata janë njerëz punëtorë dhe të mrekullueshëm…Me këtë mundësi që do ju jepni do kuptoni që Shqipëria jonë që ne mendojmë se e duam dhe se pretendojmë se jemi krenarë, do të jetë ndryshe… do të jetë vërtet Europiane.

Për momentin mua më mbetet të them se nuk jam krenar që jam Shqiptar…nëse dikush mendon se po e ekzagjeroj do i lutesha që të shkonte dhe të shikonte se si jetojnë Romët në Selitë, Bregu i Lumit, apo Kinostudjo…

Bashkëjetesë ndëretnike?! Sa qesharake…

Shkoni te Bregu i Lumit njëherë, dhe pastaj ndjehuni krenarë…




Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/9KvRJS)