PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Financier Junior



ManeTCI
18.06.2012, 12:49
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Financierit Junior.
Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


Përgjegjesitë kryesore:

Regjistrimi i faturave, veprimeve bankare dhe te arkës në sistemin e financës.
Rakordimi mujor i llogarive kontabël për levizjet e fondeve (Klasa 58).
Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë deri në firmosjen e tyre.
Inicimi i pagesave në bankë në sistemin online, përgatitja e transfertave bankare.
Organizimi i dokumentacionit të pagesave nëpër dosjet përkatëse sipas procedurave të kompanisë.
Mirëmbajtja e listës së furnitorëve/nënkontraktorëve me të dhënat përkatëse.
Asistenca dhe/ose përgatitja e raporteve periodike (javore & mujore).
Rakordimet e llogarive në baza mujore me kompanitë e grupit, përgatitja e raporteve bazë për transaksionet me palët e lidhura.
Profili i kandidatit

Diplomë në financë.
Të zotëroj programet bazë të kompjuterit. Njohuri të mira në excel e preferueshme.
Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
Me intuitë, iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
I/e aftë të përballojë volumin dhe punën nën stres.
Fleksibël në orare.
Njohje e gjuhës angleze është avantazh.
Të ketë njohuri praktike në Financa 5.
Pa eksperiencë në profesion.

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tirane—Durres, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170


Informohuni se vetem aplikantet e selektuar nga CV-te do te kontaktohen per interviste.
Afati i dorezimeve te CV-ve eshte deri me 28 Qershor 2012.



Tel. : +355 42 380 124/170