PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Merchandiser



Neptun shpk
19.06.2013, 18:03
“Neptun”, kompania lider ne fushen e shitjeve me pakice e shumice te produkteve elektronike ne Shqiperi dhe 6 vende te Ballkanit Perendimor.
Sot Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke perfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.

Neptun kerkon te punesoje ne Departamentin e Marketingut: Merchandiser (M)

TITULLI: Merchandiser
DEPARTAMENTI: Marketing
RAPORTON TEK: Menaxheri i Marketingut



Merchandiser eshte pergjegjese per konceptimin e fushatave, promocioneve, programeve te ndryshme per zhvillimin e partnereve, ne perputhje me politikat e kompanise. Gjithashtu, eshte pergjegjes per ekzekutimin e ketyre veprimeve brenda standardeve dhe udhezimeve perkatese te cdo marke.

Funksionet thelbesore te punes:

Duhet te reklamoj shitjen e produkteve ne pikat e shitjes.
Merchandising perfshin teknika te ndryshme te reklamimit te produkteve ne vitrina, ne hapesira te ndryshme brenda dyqanit, demonstrimet e funksioneve te produkteve, pozicionime ne rafte.
Planifikon, ideon, implementon ofertat ne pikat e shitjes.
Sjell praktikat me te mira te kompanive te tjera te ngjashme, eshte gjithmone i azhornuar me metodikat e reklamimit te produkteve.
Te kujdeset per anen vizuale te sistemit te produkteve, theksimin e ofertave, brandimin e hapesirave brenda dyqaneve si dhe jashte tyre.
Koordinon me departamentet e tjera planifikimin, ideimin dhe implementimin e ofertave, fushatave, etj.
Mat rezultatet e praktikave te Merchandising dhe analizon shitjet per te gjykuar ecurine e metodave te perdorura.
Zhvillon me tej guiden Merchandising te kompanise ne baze te nevojave te shfaqura.
Mban mardhenie me palet e treta brenda dhe jashte vendit per zhvillimin e Merchandising ne dyqane.
Administron dhe menxhon buxhetin Merchandiser brenda shpenzimeve Marketing.

Aftesite e Kerkuara:

Minimumi 2 vjet eksperience pune ne departamentin e Marketingut.
Aftesi te shkelqyera komunikuese verbale dhe ne te shkruar si ne shqip edhe ne anglisht.
Arsim i i larte/ Dega Marketing.
Aftesi te shkelqyera per te punuar ne grup.
Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
Njohuri shume te mira kompjuterike, perdorim Excel, Power Point.
Personalitet energjik.
Leje drejtimi.
Person i organizuar.
Kreativ.

Kandidatet e interesuar mund t’i dergojne CV-te duke specifikuar pozicionin per te cilen aplikojne ne adresen tone elektronike: hr@neptun.al (hr@neptun.al)

Do te kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste!