PDA

View Full Version : asport.info



Albi_L
02.06.2012, 23:31
Adresa e Sportit Shqiptar

Asport.info, është portali sportiv shqiptar që mbledh në vete zhvillimet sportive brenda e jashtë vendit, dhe jo vetëm. Portali ynë është konceptuar në atë mënyrë që të ofroj pasqyrime sa më objektive edhe sa më të shpejta të ngjarjeve sportive. Stafi ynë është i përbërë nga njerëz të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të sakta.
Asport.info, është titulluar me këtë emër si akronim i fjalës “Albaniasport”.
Një ndër synimet tjera ka qenë nevoja që të shërbejmë lajme për kampionatet e Shqipërisë, Kosovës, dhe lajme rreth ekipeve shqiptare që garojnë në kampionatin maqedonas. Nuk do të mungojnë as lajmet e freskëta nga Kombëtarja, ku do të jeni çdoherë të informuar për ngjarjet edhe zhvillimet e fundit në të gjitha ekipet zingjirë të kombëtares (përfshirë edhe kombëtaren e femrave).
Në një portal si ky, nuk kishte se si të mungonte një rubrikë për legjionarët shqiptarë që luajnë nëpër kampionate të huaja. Sa i përket sportit ndërkombëtarë do të mundohemi t’i’ qasemi më ndryshe ndryshe nga ç’është parë deri më sot në fushën e portaleve sportive. Përveç futbollit, nuk do të mungojnë as sportet e tjera, me një fjalë do të ketë vend për secilin sportist, për secilën disiplinë sportive, për secilin klub, që përbën lajm, qoftë jashtë ose brenda atdheut.
Asport.info – adresa e sportit shqiptar!
Asport.info © 2012