PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ass.Financiere



EPOXY GPOUP
01.06.2012, 16:44
Pozicioni: Ass.Ekonomiste/Ass. Financiere (F)
Departamenti: Financë


Permbledhja e pozicionit:

Eshtë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave që i caktohen në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyrat e pozicionit:


Pasqyrimi i të dhënave në programin financiar bazë.
Mbajtja e evidencave të faturave të shitjes dhe të blerjes.
Proceset e arkës dhe mbyllja e veprimeve në fund të ditës.
Përgatitja e raporteve të ndryshme financiare.
Regjistrimi i barkodeve në sistem.
Përpilimi i raporteve të tjera të kërkuara nga Shefi i Financës.


Aftësitë e kërkuara:


Diplomë universitare në degën e Financës ose Administrimit te Biznesit.
Minimum 7 vjet përvoje në këtë fushë.
Të zotërojë programet: Kontabiliteti Alpha dhe Financa 5.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, e folur dhe e shkruar.
Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office (Word, Excel, Power Point).
Të punojë me integritet.
Të jetë e organizuar dhe korrekte.
Të ketë aftësi komunikuese.
Të ruajë konfidencialitetin.


Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: epoxy_group@penelope-it.com me subjektin:
" Aplikim për pozicionin Ass.Financiere".

Do te kontaktohen vetëm kandidatët të cilët do të plotësojnë kërkesat.
Afati i aplikimeve deri më 10 Qershor 2012.