PDA

View Full Version : http://medialajm.al/



Ergi.B
26.05.2012, 15:31
MEDIALAJM (http://medialajm.al/) në shërbimin qytetar!…

Agjensia e lajmeve “MEDIALAJM (http://medialajm.al/)” është portali më i ri dhe me objektivat më seriozë në tregun e mediave on line në Shqipëri. Prej vitesh, në historinë e medias Shqiptare, ka munguar një media pa lajme politike, e fokusuar te qytetari dhe problemet e tij. Ne jemi një portal që merremi me gjithçka që është në funksion të lexuesit, duke e sjellë lajmin të pastër, të plotë, pa qëllime të ngushta. Kjo, jo sepse duam të jemi një histori suksesi, por beteje, përmes së cilës, të jepet një model i zërit qytetar, ku interesi publik do të jetë i pari dhe i fundit synim.
MEDIALAJM, me rezidencë në Tiranë, do të jetë një portal me staf dhe filozofi të re, drejtuar nga një prej gazetarëve të rinj profesionist më të njohur në vend, i cili vjen pas një eksperience të gjatë në median e shkruar, radiofonike dhe televizive, ashtu sikurse edhe pedagog i njohur i gazetarisë në universitetin publik.
Bashkëpunëtorët janë të shumtë, profesionistë dhe dashamirës, njerëz që punojnë me dëshirë dhe me pasion, jo thjesht për t’u bërë dikush, por për t’i shërbyer mijëra lexuesve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Kushdo është i mirëpritur të bashkëpunojë me ide, sugjerime dhe materiale, në mënyrë që MEDIALAJM (http://medialajm.al/), të jetë media juaj dhe e askujt që ka pushtetin.

Na ndiqni në facebook: https://www.facebook.com/MediaLajm