PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik Ndertimi



ManeTCI
23.05.2012, 09:07
Kompania lider ne ndertim, MANE TCI ofron mundesi punesimi ne pozicionin Teknik Ndertimi. Bashkohuni kompanise me te madhe te ndertimi ne Shqiperi dhe behuni pjese e saj duke kontribuar edhe JU me njohurite dhe eksperiencen tuaj.

PERGJEGJESITE:

Ndjek nga afer ecurine e vazhdueshme te punes ne objekt gjate te gjitha fazave si; germimi, lidhja e hekurit, betonimi, etj;
Lexon dhe kontrollon zbatimin e projektit ne perputhje me kushtet teknike te zbatimit (KTZ) dhe per te qene i azhornuar gjithmone mbi te;
Informon inxhinierin e kantierit per ecurine e punes, per problematikat e dites, difektet qe mund te dalloje si dhe jep mendim per permiresime;
Koordinon punen me inxhinierin e kantierit ne fronte te ndryshme pune ne kantier per te garantuar vazhdimesine e punimeve;
Koordinon me inxhinierin e kantierit per te percaktuar prioritetet e dites si dhe ndan detyrat per punetoret;
Implementon kerkesat dhe direktivat e inxhinierit;
Kontrollon per mosabuzim te materialeve, sasine qe vjen dhe vendosja e tyre;
Eshte perballja e pare me nenkontraktoret dhe punen e tyre;
Garanton vazhdimesine e punes edhe ne mungese te inxhinierit;
Ne mungese te inxhinierit ka kompetence per te ndaluar ose mos filluar procesin e punes ne kantier ne raste te shkeljes ose mosrespektimit te KTZ;
Asiston vazhdimisht inxhinierin si ne zyre edhe ne terren
Ndan detyrat per punetoret dhe ndjek ecurine e tyre gjate kohes se punes ;
Pune te tjera te caktuara;
KERKESAT:


Te kete mbaruar shkollen e mesme, ndertim (Teknikum);

Te dije te lexoje projektet, te njohe dhe zbatoje KTZ;

Te kete eksperience ne zbatim projekti;

Kompetenca teknike: (te lidhura me punen);

Aftesi te mira ne kontroll, organizim, raportim;

Te kete deshire per te te implementuar gjera te reja;

Komunikues i mire, me shkrim dhe verbal;

Fleksibel per te punuar dhe me ore te zgjatura;

Njohuri te mira ne MS Project;

Pranohen edhe studente te sapodiplomuar ne inxhinieri ndertimi.


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:


burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tirane—Durres, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170


Informohuni se vetem aplikantet e selektuar nga CV-te do te kontaktohen per interviste.
Afati i dorezimeve te CV-ve eshte deri me 05 Qershor 2012.