PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MANAXHER ZONE VERIU



Exclusive Group
16.05.2012, 15:23
Kompania jonë përbëhet nga individë që kujdesen dhe bëjnë të mundur që artikujt e kompanisë ndërkombëtare Henkel të përdoren me një besim të plotë nga klientët tanë. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për personel të kualifikuar, prandaj, ne shpallim këtë vend të lirë pune:


MANAXHER ZONE VERIU


Mund të jesh pjesë e kompanisë sonë nëse:

KUSHTET

• Ke të kryer arsim të lartë
• Ke së paku dy vjet përvojë pune në shitje, manaxhim agjentësh, dhe manaxhim klientësh
• Ke patentë shoferi të kategorisë B
• Preferohet të jesh nga qyteti i Tiranës


AFTËSITË DHE PËRVOJA

• Ke përvojë në manaxhimin agjentëve të shitjes
• Zotëron të dhëna tregu
• Ke njohuri të industrisë së shitjes me pakicë në zonën e Jugut të vendit
• Ke aftësi të shkëlqyera negociatash
• Ke aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore
• Ke qëndrim pozitiv
• Ke përvojë të mirë në menaxhim buxhetesh
• Ke përvojë në parashikimin e shitjeve
• Ke përvojë në planifikim dhe organizim
• Menaxhon kohën dhe stresin në mënyrë efektive
• Zotëron programe të ndryshme kompjuterike
• Ke ambicie dhe zotësi për të arritur gjithnjë më shumë


PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZITËS

• Menaxhimi i klientëve ekzistues si dhe rritë numrin e klientëve të rinj duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me klientët
• Komunikimi dhe negociatat me klientë të rinj përmes përgatitjeve të prezantimeve, propozimeve, dhe kontakteve
• Përgatitja e raporteve të ndryshme mbi zhvillimet e ndryshme në treg dhe aktivitetet e konkurrencës
• Përkujdeset për mbarëvajtjen e punës dhe manaxhimin e agjentëve të shitjes në qytetet dhe zonat e Veriut të vendit.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi, CV me referenca, si dhe një fotografi në adresen e e-mailit hr@exclusivegroup.al. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është 23 Maj 2012.