PDA

View Full Version : Trajnim mbi përdorimin e programit SPSS për analizim të dhënash dhe raportim



EUNACAL
29.10.2012, 08:33
Trajnim mbi përdorimin e programit SPSS për analizim të dhënash dhe raportim
Kohëzgjatja e trajnimit: 1 muaj
Datat e nisjes së trajnimit: 5 Nëntor 2012, 3 Dhjetor 2012, 7 Janar 2013
Numri i seancave: 12
Shpeshtësia: 3 seanca/ javë
Kohëzgjatja e çdo seance: 90 minuta
Vendndodhja: Tiranë
Gjuha e folur: Shqip
Gjuha e shkruar dhe e lexuar: Shqip & anglisht
Aftësitë paraprake të pjesmarrësve: Njohuri bazë të MS Excel
Mjetet didaktike: Çdo pjesmarrës duhet të jetë i pajisur me laptop
Audienca e synuar e trajnimit: Ekspertë dhe menaxherë të marketingut ose burimeve njerëzore, ekspertë të fushave të tjera të interesuar në përpunimin e të dhënave sasiore, studentë që ndjekin studimet master ose PhD
Dokumenti i lëshuar: Certifikatë trajnimi
Çmimi: 30,000 lekë/ 215 euro

Përshkrimi i trajnimit
Trajnimi synon të aftësojë pjesëmarrësit në kryerjen e studimeve sasiore, analzimin e të dhënave në SPSS dhe raportimin e gjetjeve. Seancat e trajnimit kanë një qasje praktike duke u dhënë pjesmarrësve njohuri dhe aftësi në krijimin e kampionit të studimit, hartimin e pyetjeve të pyetësorit të studimit, dizenjimin e pyetësorit, mbledhjen dhe hedhjen e të dhënave, analizimin e të dhënave, prodhimin e tabelave e grafikëve dhe raportimin e gjetjeve. Pjesmarrësve u mundësohet instalimi i programit SPSS në laptop dhe pajisen me literaturën e trajnimit në anglisht.

Temat e trajnimit

Hartimi i hipotezës
Kampionimi
Hartimi i pyetjeve të pyetësorit
Dizenjimi i pyetësorit
Paratesti
Mbledhja e të dhënave
Kodimi i të dhënave
Krijimi i variablave në SPSS
Hedhja e të dhënave në SPSS
Krijimi i variablave të përgjigjeve të shumëfishta
Krijimi i variablave
Pastrimi i të dhënave
Peshimi i kampionit
Krijimi dhe transformimi i tabelave dhe grafikëve
Testimi i hipotezës
Përgatitja e raportit të studimit


Aplikimi për pjesmarrje në trajnim
Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim mund të regjistrohen duke kontaktuar në 04 480 7843 ose spss@eunacal.org.