PDA

View Full Version : njoftim KONKURS PER DIZENJIM



Albi_L
26.04.2012, 10:33
http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/s720x720/538454_338951709500592_121758747886557_908177_1762 738525_n.jpg

KONKURS I HAPUR

Tifozat Kuq e Zi shpallin konkurs të hapur për Dizajnimin e bluzave me mëngë të shkurtëra dhe Shallin për grupimin.

Konkursi do të jetë i hapur deri me daten: 3 Maj 2012.

Ngjyrat që preferohen janë: Kuq dhe Zi
Stili: Tifozerik
Ngjyra Fanelles: E Kuqe ose e Zeze
Stampimi: Nga te dyja anet
Shembuj: http://bit.ly/Iboy2g / http://bit.ly/IkbaUg / http://bit.ly/ImbfGZ

Nga Konkurimi do të përzgjidhen 2-4 punimet më të mira të cilat do të paraqiten në forum ku dhe do të bëhet votimi përfundimtar nga të gjithë antarët për modelin më të mirë. Nëse nuk ka punime të cilat marrin pëlqimin e grupit të punuës për konkurim final ai punim do të eleminohet.

Ju sigurojmë që punimet tuaja nuk do të keqpërdoren në rast mospërzgjedhjeje, prandaj ju rekomandojmë që punimet të na i dergoni paraprakisht në formatin .jpg në adresen e e-mailit konkursi@tifozatkuqezi.com

Sqarim:
- Formati përfundimtar i punimit (dizajnit) duhet të jetë në vektorial .eps ose .ai.
- Dizajnet duhen te jen te realizueshme
- Dizajnet duhen te jene te gatshme per printim, pra me grafika te cilesise se larte
- Nuk mjafton vetem 'idea' me grafika ne rezolucion se dobet

Logon e Grupimit mund ta shkarkoni këtu:
http://www.tifozatkuqezi.com/public/foto/sabiti.png

Çmimi Fitues për Dizanjimin e Bluzës më të mirë është 100 Euro ndërsa për Shallin 50 Euro. Pagesën mund ta tërhiqni tek përfaqesuesit tanë më të afërt http://tifozatkuqezi.com/kontakti ose nëpërmjet transfertës bankare.

Ju urojmë punë të mbarë dhe për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni përmes e-mailit konkursi@tifozatkuqezi.com

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!