PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Arkitekt Projektimi dhe Zbatimi



ManeTCI
25.04.2012, 15:34
Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësitve:
Njohja shume e mire e projektit dhe specifikimet e tij, pergatitja e vizatimeve arkitekturore, pregatitja e paketave te tenderimit, programon, proceset e punimeve arkitekturore, kordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikqyr cilesine e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Përgjegjesitë kryesore :

Projekton, planifikon dhe mbikqyr zbatimin e ndertimit.
Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë te tjere.
Krijon skica paraprake, duke përdorur software te pershtatshme projektimi (CADD), te cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyren e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi.
Pergatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet. Ai gjithashtu duhet të miratojë materialet qe duhen perdorur.
Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit.
Mbikqyr cilesine e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve
Koordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore
Detyra te tjera te caktuara nga Supervizori Direk
Trajnime specifike në këtë fushë (shpjego)

Diplomë në Arkitekturë
Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
Aftesi te mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve
Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur ne anen funksionale dhe estetike
Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
Aftësi për të punuar në skuadër
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh
Njohje shume e mire e legjislacionit per urbanistiken
Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe prgramet e avancuara si Revit etj,
Të paktën 5 vjet experiencë si ne fushen e projektimit dhe te zbatimit