PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive



Neptun shpk
13.04.2012, 16:56
Neptun shpk eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi dhe vende te Ballkanit e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 13 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke perfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.



NJOFTIM



TITULLI: Asistente Ekzekutive
DEPARTAMENTI: Blerjeve
RAPORTON TEK: Menaxheri i Blerjeve


Permbledhja e pozicionit:

Asistentja Ekzekutive do te trajtoje nje game te gjere te detyrave administrative dhe ekzekutive dhe do te jete ne gjendje te punoj e pavarur, me pak ose aspak mbikeqyrje. Ky person duhet te jete jashtezakonisht e mire organizuar, fleksibel dhe ti pelqejne sfidat administrative.

Funksionet thelbesore te punes

Asiston Menaxheren ne koordinimin dhe menaxhimin e perditshem te detyrave administrative;
Programon dhe organizon aktivitete te ndryshme; mbledhje, konferenca, komisione dhe projekte te posaƧme; duke perfshire dhe axhenden e perditshme te Menaxheres.
Harton dhe pergatit raporte, korrespondenca, memo, formulare, axhenda, vleresime, prezantime, protokolle takimesh, udhezime dhe raporte; kryen korrigjime tekstesh me perpikmeri dhe i perfundon ato konform formateve te percaktuara.
Miremban dosje komplekse dhe konfidenciale. Administron korrespondencen e Menaxheres, duke perfshire regjistrimin, klasifikimin dhe shperndarjen e pershtashme te saj.
Miremban te dhena statistikore per llogari te Menaxheres.
Perpunon dhe miremban baza te dhenash.
Mban lidhjet e Menaxheres me te trete duke siguruar bashkerendimin dhe rrjedhen e duhur te informacionit, edhe ne raste kur Menaxherja nuk eshte e pranishme.
Mbledhja e te gjitha cmimeve te importit dhe dergimi I informacioninit prane departamentit te finances.
Pergatitja e te dhenave te kontratave & marreveshjeve te furnitoreve ne file te caktuar.
Informimi per produktet te reja te Departamenti I Shitjeve me Pakice dhe Departamenti I Trajnimeve.
Ndjekja e pikave te ndryshme gjate dites.
Aftesite e Kerkuara:

Diplome unversitare ne nje nga shkencat ekonomike (Preferohet dega Finance)
Njohuri te mira ne te folur e shkruar ne anglisht dhe shqip.
Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office.
Aftesi te shkelqyera organizative dhe koordinuese.
Aftesi per pershtatje te shpejte, dhe pune nen presion te larte kohe.
Aftesi per te ruajtur konfidencialitetin.
Minimum 2 vjet pervoje pune.
Aftesi te shkelqyera komunikuese.
Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e kualifikuar duhet te aplikojne me email ne adresen hr@neptun.al (hr@neptun.al), ose me telefon ne nr
+355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, i Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al (http://www.neptun.al/)