PDA

View Full Version : Elbasan, ofroj vend pune Shites/e



Neptun shpk
07.04.2012, 11:51
Neptun shpk eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi dhe vende te Ballkanit e cila operon në fushën e shitjeve me pakicë e shumicë. Sot Neptun numëron 13 dyqane në gjithë Shqipërinë, duke përfaqësuar kështu zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike.


NJOFTIM



TITULLI: Shites ne Elbasan
DEPARTAMENTI: Retail
RAPORTON TEK: Menaxheri I Dyqanit


Permbledhja e pozicionit:

Fokusi kryesor i nje shitesi eshte qe te t’i ofroje klienteve nje sherbim te jashtezakonshem dhe te mirembaje hapesiren qe ka ne pergjegjesi.

Funksionet thelbesore te punes

· Pergjegjesia per te dorezuar planin mujor te shitjeve te sektorit te tij/saj
· Komunikimi dhe sherbimi me klientet
· Pergjegjesia per mirembajtjen e sektorit te tij/saj
· Ndjekja dhe zbatimi i udhezimeve te tregetimit te sektorin e tij/saj
· Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes se produkteve ne sektorin e tij/saj
· Kthimi i pergjigjes per ankesat dhe komentet e klienteve
· Pasja njohuri te gjere per stokun aktual te sektorit te tij/saj
· Organizimi dhe propozimi i porosive per pergjegjesin e tij/saj
· Berja e inventareve per sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve

Aftësitë e Kërkuara:

· Diplomë universitare
· Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale)
· Njohuri të mira kompjuterike
· Aftesi te shkelqyera komunikuese
· Metodik dhe i organizuar
· Ndershmeri dhe integritet


Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e kualifikuar duhet të aplikojnë me email ne adresen hr@neptun.al (hr@neptun.al), ose me telefon ne nr
+355 42 380 039 ose personalisht në adresën: Qendra Tregtare Univers, i Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqipëri.Për më shumë informacion në lidhje me rrugën e karrierës, ju mund të vizitoni faqen tonë të internetit, në www.neptun.al (http://www.neptun.al/)