PDA

View Full Version : “Momet” e tregut të punësimit…



Elton ILIRJANI
13.03.2012, 18:04
Konfidencialiteti…koncept i largët në një shoqëri që ende nuk e ka gjetur profesionalisht vetveten…Mentaliteti na persekuton në çdo hap që hedhim dhe sërish e sjellim me vete në shtëpi, ku harrojmë të flasim për veten, harrojmë që ekzistojmë, por kujtojmë që “të tjerët” janë duke bërë diçka, nuk ka rëndësi se çfarë…rëndësi ka që janë duke bërë…

Para disa kohësh trajtova temën e Headhunting në tregun tonë të punësimit, por sot dëshiroj ti kthehem kësaj teme për një çështje shumë të rëndësishme…për konfidencialitetin në këtë proces…

Konfindencialiteti?! Pothuajse nuk ekziston! Kam dëgjuar rrëfimet e shumë kandidatëve që kanë rrezikuar edhe vendin e punës vetëm dhe vetëm se kanë besuar te “gjuetari” që e ka joshur me një vend më të mirë pune…Nuk nguroj të flas hapur dhe të them qe kompanitë e rekrutimit në Shqipëri janë shumë larg standarteve pasi janë të shumta ankesat nga punëkërkuesit që e kanë pësuar…Andi, një kandidat që pranoi ofertën e “gjuetares” pa shkuar ende mirë te kompania që do ta intervistonte mori një telefonatë surprizë nga shefi i vet i cili kishte pirë një kafe me “gjuetaren e kokës” dhe i tha se e dinte që po aplikonte diku tjetër, dhe i kërkoi dorëheqjen…Konfidencialiteti?! Rrezik shoqëror në tregun tonë të punësimit…mosmenaxhimi si duhet i konfidencialitetit është fatal pasi të sjell në një situatë që të lë mes katër rrugëve dhe pa një dyshkë në xhep…Konfidencialiteti është term fasadë në një treg punësimi fasadash…

Sokoli, një kandidat tjetër i “gjuajtur” nga një tjetër “gjuetare” me përvojë, e gjeti veten thjesht një numër në një “listë” kandidatësh, dhe gjatë intervistës me punëdhënësin potencial kuptoi që “gjuetarja” e kishte sjellë thjesht për numër dhe se kandidati i rradhës ishte “kandidati i duhur”…Sokoli vazhdimisht pret telefonata nga “gjuetarja” , që e ka harruar mesa duket këtë histori se e bën shpesh këtë punë, për pozicione të tjera…por Sokoli e ka humbur besimin në kompanitë e rekrutimit…

Konfidencialiteti?! Një peshkatare tjetër, vazhdon të “përgojojë” kandidatët më banorë të lagjes dhe miqësinë e “momeve”: “Filanin e kandisa për të filan kompani, por me duhen kandisur edhe nja katër të tjerë të arrij numrin. Njeh ndonjë ti “Mome”?…Ja ta heq shpejt e shpejt këtë proces dhe të marrë paratë…”. “Momja” e dëgjon dhe e përçon sinjalin kudo në “momet” e lagjes…

Konfidencialiteti?! Kompanitë e rekrutimit në Shqipëri kanë shumë për të bërë dhe duhet te reagojnë shpejt! Kështu po masakrojnë tregun…po masakrojnë besimin!

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/Na6sEv)