PDA

View Full Version : Sarandë, ofroj vend pune - Përgjegjës Dyqani



ep & partners consultancy sh.p.k
06.03.2012, 21:48
Përgjegjës Dyqani - Sarandë

Përgjegjësi Dyqanit do të ketë si detyrë kryesore zhvillimin e biznesit në qytetin e Sarandës dhe zonat përreth. Personi do të ketë në varësi punonjësit e shitjes në dyqan dhe mbarëvajtjen e punëve. Një pjesë e mirë e punës do të kryhet në terren, me lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit.

Kërkesat:

· Arsim i lartë.
· Eksperienca pune në ndërtim, projektim dhe zbatim është avantazh.
· Aftesi shumë të mira në shitje dhe zhvillim biznesi.
· Aftësi të mira komunikuese.
· Preferohet djalë me moshë nën 45 vjeç.
· Të jetë me banim në Sarandë.

Të dhënat:

Pozicioni: Përgjegjës Dyqani.
Vendndodhja: Sarandë.
Orari: Përkushtim në punë.
Raporton tek: Administratori në Tiranë.
Pagesa: Page bazë shumë të mirë dhe bonus në varësi të realizimit të objektivave.
Aplikimet mbyllen: 15.03.2012.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni tek: recruitments@eppc.al (recruitments@eppc.al)

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.