PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Magazinier



I Gjashta
21.08.2007, 10:07
PUNËSIM SEZONAL: 3 MUJOR


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:



MAGAZINIER

i cili do të raportojë tek Manaxheri i Kargos në kompani.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:


Marrja në dorëzim dhe ruajtja e ngarkesave dhe postës në përputhje me proçedurat e Departamentit të Kargos;
Peshimi i ngarkesave dhe postës dalëse dhe përgatitja përkatëse e dokumentacionit;
Regjistrimi i ngarkesave dhe postës në përputhje me proçedurat;
Raportimi i të dhënave të ngarkesave tek autoritetet doganore;
Kryerja e inventarit në magazinën e kargos.
Kërkesat e pozicionit:


Diploma universitare konsiderohet avantazh;
Të paktën një vit përvojë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme;
Njohuri të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
Njohuri të paketës Microsoft Office;
Aftësi për të punuar nën presion në një mjedis dinamik;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
Aftësi për të punuar me turne.



Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com (http://www.tirana-airport.com/) dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike human-resources@tirana-airport.com (human-resources@tirana-airport.com) ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).






Data e fundit e aplikimit është 25 Gusht 2007.




Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja


Tel. : 04381600