PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Senior Financier



ManeTCI
23.02.2012, 15:31
http://www.njoftime.com/images/biznesi/teg_Lila_kv.png
Kompania Tirana East Gate, shpall vakant pozicionin e Senior Financier. Aplikanti/Aplikantja duhet te plotesoje kushtet e meposhtme:


Pergjegjesite:


Regjistron dhe pergatitë të gjitha shpenzimet & të ardhurat, faturat e blerjeve dhe shitjeve te cdo kategorie.
Rregjistron, kontrollon raportimin korrekt të të gjitha shpenzimeve periodike dhe jo periodike
Siguron që sistemet e regjistrimit të jenë mbajtur në përputhje me standartet e gjithanshme të pranuara të auditimit
Eshte përgjegjës për kontrollin e mbylljes se llogarive, raportimi dhe mbikqyrja e aseteve fikse, shërbimet dhe shpenzimet.
Miremban të dhënat e inventarit të aseteve dhe veprimtarive të ngjashme si dhe kontrolli dhe krahasimi i aseteve fikse.
Asiston në Auditin e Kompanisë, kontrollin e llogarive financiare të caktuara si dhe llogarive ndërmjetëse, dhe ne pergatitjen e pasqyrave financiare vjetore, mujore që prekin të gjithë klasën e llogarive të shpenzimeve
Zhvillon dhe zbaton procedurat e financës, të llogarive, të faturimeve dhe të auditimit
Vlerëson dhe drejton zbatimin e biznesit strategjik dhe/ose të planeve, projekteve, programeve dhe sistemeve operacionale
Analizon qarkullimin e cash-it, kontrollin e kostove dhe shpenzimeve dhe orienton drejtuesit e biznesit për këto. Analizon gjendjet financiare për të identifikuar zonat e dobëta të potencialit
Vendos dhe zbaton objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë te Departamentit
Koordinon pergatitjen e vertetimeve financiare, raporteve financiare, analizave speciale dhe raportet informuese.
Mbikqyr miratimin dhe shqyrtimin e te ardhurave, shpenzimeve, buxhetet e departamenteve, librin e llogarive, mbajtjen e kontabilitetit dhe hedhjen e te dhenave.
Detyra te tjera qe i caktohen


Profili dhe aftësitë


Diplomë Universitare në Financë
Eksperiencë mbi 4 vjet në fushën e financës
Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office
Njohuri shumë të mira të Financës 5
Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit
Aftësi kontrolluese
Aftësi menaxhuese
Aftësi shumë te mira komunikimi
Aftësi në përgatitje raportesh
I vetmotivuar në punë
I orientuar nga objektivat
Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze


Perfitimet:


Mundesi promovimi ne karriere
Pagese shume e mire
Kushte shume te mira pune


Personat e interesuar dhe qe plotesojne kerkesat e permendura me lart jane te lutur te paraqisin CV-te brenda dates 3 Mars ose te kontaktojne ne adresen e meposhtme:
Adresa: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane – Durres, Km 6, Kati i trete
Tel: +355 4 380 178, / fax: +355 4 380 170 / Email: burime.njerezore@manetci.al (burime.njerezore@manetci.al)

Tel. : +355 42 380 124