PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator i te dhenave te divizionit te operacioneve



I Gjashta
13.08.2007, 16:44
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:



KOORDINATOR I TË DHËNAVE TË DIVIZIONIT TË OPERACIONEVE

i cili do të raportojë tek Drejtori i Divizionit të Operacioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

· Koordinon dhe përpunon turnet e punës së Divizionit të Operacioneve në bashkëpunim të ngushtë me supervizorin përkatës dhe në përputhje me Kodin e Punës ;
· Koordinon listëprezencat e divizionit;
· Hedh të dhënat e orëve të punës në sistemin e burimeve njerëzore;
· Merr në dorëzim lejet vjetore, raportet mjekësore etj , përpunon informacionin dhe regjistron të dhënat në sistem;
· Koordinon proçesin e planifikimit të lejeve vjetore për divizionin;
· Bashkëpunon me departamentin e burimeve njerëzore për të siguruar efektivitet në hedhjen e të dhënave të punonjësve.


Kërkesat e pozicionit:



Diplomë universitare në Ekonomi;
2-4 vjet përvojë të mëparshme pune në punë administrative;
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
Njohuri të Kodit te Punës;
Aftësi për të punuar nën presionin e kohës;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizuese;
Dëshirë për të punuar në grup;
Aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit;
Trajnimet dhe kualifikimet konsiderohen avantazh.


Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com (http://www.tirana-airport.com/) dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike human-resources@tirana-airport.com (human-resources@tirana-airport.com) ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).






Data e fundit e aplikimit është 31 Gusht 2007.




Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja


Tel. : 04381600