PDA

View Full Version : A Diplomojnë Profesionistë Universitetet Shqiptare?



Enea Janko
15.02.2012, 18:35
Para disa muajsh rekomandova për punë në një kompani të njohur shqiptare, dy studente të cilat sapo ishin diplomuar me rezultate shumë të mira në një nga universitetet e vëndit tonë.

Prindërit e tyre, një prej të cilëve është mik i vjetër i imi, më falenderuan shume qe i ndihmova vajzat të fillonin punë menjëherë pas përfundimit të studimeve dhe aq më shumë në profesionin për të cilin ato kishin studiuar.

Më thanë se edhe vajzat ishin shumë të lumtura që po fillonin punë në profesionin e tyre dhe në një kompani shumë prestigjoze, ku ato mendonin se do të mësonin edhe shumë gjëra të reja dhe do të bënin një karrierë të padiskutueshme profesionale.

Drejtorja e departamentit të burimeve humane të kompanisë, e cila i intervistoi vajzat përpara se të fillonin punë, kishte mbetur shumë e kënaqur nga prezantimi i tyre dhe më falenderoi që i kisha rekomanduar për të aplikuar në kompaninë e saj. jam e sigurt që do të ambjentohen shumë shpejt me ekipin tonë dhe do të ecin shumë mirë më tha ajo.

Një javë pasi kishin filluar periudhën tre mujore të provës në kompani, vajzat më telefonuan dhe kërkuan që të takoheshim për një kafe. mendova se donin që t’më jepnin kafe për punën e re, por sapo i takova e pashë që ishin shumë të shqetesuara.

I pyeta menjëherë nëse kishin ndonjë problem në punën e re sepse nuk po më dukeshin të qeta dhe ato më shpjeguan se po ndiheshin shumë në siklet në punë, sepse drejtuesit e kompanisë i kishin caktuar secilës prej tyre që të kryenin disa detyra konkrete dhe të dyjave i dukej sikur nuk dinin të bënin asgjë nga ato që i kerkohej dhe nuk dinin nga t’ia fillonin. Nuk e dimë më thanë, por gjatë studimeve në universitet nuk ishin ndeshur me të tilla probleme për t’i zgjidhur dhe as në teori nuk i kishin trajtuar. Ndjeheshin shumë keq, sepse mendonin që do të zhgënjenin edhe prindërit e tyre të cilët ishin shumë krenar për arritjet e vajzave gjatë viteve të shkollës.

Sapo mësova ku qëndronte problemi, u ndjeva më i lehtësuar, sepse fillimisht po mendoja cfarë do të kishtë ndodhur! u përpoqa që t'i qetesoja duke i thënë se kjo i ndodhte të gjithëve kur përfundojnë universitetin dhe fillojnë punë për herë të parë. U mundova t'i orientoja për realizimin e detyrave që u ishin ngarkuar dhe i thashë që t’më kërkonin ndihmë sa herë që të kishin nevojë, por i këshillova që të mos hezitonin për të komunikuar edhe me kolegët e punës që kishin shumë më tepër eksperiencë.

Por a është normale që të rinjtë e sapodiplomuar, pavaresisht se kanë përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera, te mos jenë të orientuar dhe të ndjehen totalishtë të pa aftë për të filluar punë në profesionin për të cilin ata kanë investuar 3 apo 4 vjet studimi në universitet?

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/gyRNxf)