PDA

View Full Version : Skllavja Izaura…



Elton ILIRJANI
14.02.2012, 09:41
Duke ri-trajtuar temën e call centers në vendin tonë dëshiroj të ndaj me ju historinë e Herjolës, një vajze 20 vjeçare që është ende në kërkim të një pune…

Herjola, para një muaji, filloi punë në një call center si supervizore dhe besonte së këtë herë kishte trokitur në derën e duhur për të besuar aftësitë e saj dhe për t’u siguruar që në fund të muajit do kishte një pagë, me të cilën do të mund të paguante qeranë e shtëpise dhe shumë shpenzime të tjera minimale që i duheshin për të jetuar në Tiranë.
Herjola është njohëse shumë e mirë e gjuhës Italiane dhe ka rreth 4 vite që punon vetëm në call centers. Këtë here, edhe unë besova se kompania në fjalë ishte serioze pasi po nënshkruante konktrata pune me punonjësit dhe po i deklaronte pagat sipas ligjeve në fuqi…por ëndrra e Herjolës, dhe e imja bashkë me të, mbaroi shumë shpejt, madje rrufeshëm…

Një ditë “pronari” i kësaj call center që u hoq, përveç të tjerave, edhe si një kristian i devotshëm, e pushoi Herjolën pa asnjë shkak…madje nuk u ndal me kaq, por i kërkoi vajzës të largohej nga vendi i punës dhë te mos paraqitej më aty…këtë e bëri pasi Herjola kishte punuar atë ditë 12 orë pa ndalim… dhe mbi të gjitha pas një muaji që Herjola nuk kishte bërë asnjë moment punën e supervizores por punën e operatores…Madje i tha Herjolës që sipas kodit të punës duhej ta lajmëronte 1 javë më parë dhe kështu po bënte…por…nuk dëshironte ta shikonte më dhe për këtë do i paguante edhe 1 javë pagë…a thua sikur Herjola të ishte një “lebroze” dhe ishte rrezik për të…sikur Herjola të ishtë një “kafshë” të cilën në çdo moment mund ta rikthente në “dyqanin e kafshëve” ku e kishte marrë më qera për një muaj…

Po çfarë kishte bërë Herjola gabim?
Si ka mundësi që pas shumë vitesh eksperiencë në punë të ngjashme ata nuk e vlerësuan?
Përse, kur nuk ishin të sigurtë, e joshën Herjolën të linte punën që kishte për një pagë më të lartë?
Arsyet që mendoi “pronari” ishin dy…


Herjola, ishte një vajzë që i pëlqente vetja pasi gjatë kohës që fliste në telefon dhe bënte telemarketing lëpinte buzët dhe shkaraviste në një copëz letër figura pa kuptim…
Nuk i pëlqente bashkëshortes së “pronarit” pasi edhe pa këpucë të larta, ishte më e gjatë se ajo…

Më falni të dashur lexues… se harrova…ishin tre… sepse Herjola përdorte lente blu dhe sytë i kishte ngjyrë kafe….

Herjola kishte një faj shumë të rëndë…ajo nuk duhej të shakaraviste në copëza letrash…Ajo duhej ta kishte kuptuar që përveçse të bënte punën si një “skllave e vërtetë” duhej të kishte edhe pamjen që kërkonte “ithtari i kotësisë”…
Herjola kishte probleme edhe me emrin…ajo nuk duhej të quhej kurrsesi Herjola por “Izaura” …më falni “Skllave Izaura”, madje do ishte më mirë të mos dinte as të shkruante…të mos dinte si mbahej stilolapsi në dorë…

Herjola, si shumë vajza të tjera në nevojë, përballen me çudira të pabesueshme gjatë ditëve të tyre të gjata e të vështira…ndjej trishtim për vendin tim…për këtë rini që vuan dhe askush nuk e beson…që detyrohet të veshi “këpucët e skllavërisë” për të mbijetuar…

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/uN9ANW)