PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent/e administrative



ADV.al
16.02.2012, 18:36
ADV - Digital Marketing, kërkon të punësojë Asistent/e administrative, si me poshtë:

Pozicioni: Asistent/e administrative

Përgjegjësitë: Ofron mbështetje administrative për stafin drejtues. Jep një imazh profesional të kompanisë përmes personit dhe kontaktit telefonik.

Orari i punës: 9:00 - 15:00, e hënë - e premte.

Detyrat:

U përgjigjet telefonatave dhe bën kalimet e tyre tek personat përkatës.
Mirëpret vizitorët dhe klientet duke i orjentuar në ambientetet e kompanisë.
Cakton dhe menaxhon takimet për stafin drejtues.
Krijon dhe modifikon dokumente duke përdorur Microsoft Office si dhe kryen punët e përgjithshme të zyrës që përfshijne fotokopjimin, printimin, fax, posten elektronike etj.
Përkthen nga gjuha Angleze dhe anasjelltas.
Raporton cdo ditë për punët e kryera.
Detyra të tjera mund të shtohen sipas nevojave të kompanisë.
Njofton minimumi 1 (një) muaj përpara në rast shkëputje nga puna.


Aftësite/Kriteret:

Të ketë aftësi të mira në komunikimin verbal dhe të njohë mirë protokollin e telefonit.
Të dijë të hartojë formate të ndryshme dokumentash.
Të dijë të shkruajë në gjuhë letrare duke respektuar rregullat drejtshkrimore dhe gramatikore.
Mosha 20-35 vjeç.
Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze të folur dhe të shkruar.
Studimet universitare përbejnë avantazh.


Periudha e aplikimit: 13 - 28 Shkurt 2012.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: info@adv.al
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.