PDA

View Full Version : Mënyra të reja drejt punësimit…



Elton ILIRJANI
07.02.2012, 17:05
http://www.njoftime.com/images/biznesi/ha.gif

Çdo ditë dhe më shumë gjatë punës sime për të gjetur kandidatët e duhur për pozicione të ndryshme, po bindem që LinkedIn është një “hambar” me CV të mrekullueshme…Është një databazë e pasur me profile interesante dhe Shqiptarët, tashmë, e kanë kuptuar këtë dhe po investojnë kohë më shumë për të ndërtuar profilin e tyre në Linkedin. Por, kuptohet që kjo është në fillimet e veta dhe shumë të tjerë ende nuk kanë një profil të vetin ose nuk e kanë të ndërtuar atë si duhet. Gjithashtu shumë profesionistë po bëhen edhe më aktivë me komentet e tyre apo diskutimet që ngrejnë në grupe të ndryshme profesionale…dhe në këtë rast puna jonë si Headhunters është të “vëzhgojmë” dhe të vlerësojmë profilin e tyre, si dhe mendimet e tyre për tematika të ndryshme.

Personalisht, kam arritur të evidentojë kandidatë potencialë vetëm nga diskutimet apo tematikat që këta profesionistë kanë trajtuar…Edhe mendimet ndryshe më kanë kuriozuar dhe shumë kandidatë i kam ftuar për një intervistë në zyrën time dhe disa prej tyre kanë arritur të fitojnë vendin e punës.
Është e bukur dhe interesante kjo mënyrë e re evidentimi e kandidatëve potencialë..ndjehem vërtet mirë që kjo risi po përkrahet mjaftueshëm nga profesionistët tanë dhe po jep frytet e para.

Jo pa qëllim, në aktivitetin tim të përditshëm të evidentimit të kandidatëve unë kam vendosur që te ftoj gjithë profesionistët e interesuar të bëhen pjesë e grupit më të ri të evidentimit të talenteve dhe potencialeve profesionale, Headhunters – ALBANIA. Një grup i hapur për të gjithë…për të ngritur dhe trajtuar tema të ndryshme. Unë do e konsideroja një “trampoline” për të gjetur një mundësi punësimi të përshtatshme për kërkesat tuaja gjithnjë e në rritje.

Ejani në Headhunters – ALBANIA dhe përfaqësoni profesionalisht veten tuaj…
Klikoni tani mundësinë tuaj të karrierës…Headhunters – ALBANIA (http://www.linkedin.com/groups/Headhunters-ALBANIA-4276176)!

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/S-be9q)